Pirro Milkani dhe pianistja Margarita Kristidhi vazhdojnë traditën e mbjelljes së pemëve

Pirro Milkani dhe pianistja Margarita Kristidhi vazhdojnë traditën e mbjelljes së pemëve

12:28 20/01/2019

Për të dytin vit radhazi regjisori Pirro Milkani dhe bashkëshortja e tij, pianistja Margarita Kristidhi i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë në Tiranë. Bredhit që mbollën një vit më parë, i janë shtuar dhe dy bredha të tjerë si dhuratë për nipin Martin dhe mbesën Patin.

Të dy bredhat janë mbjellë në Parkun e Madh të Liqenit dhe do jenë gjithashtu një simbolikë e përhershme e dashurisë së dy gjyshërve për nipin dhe mbesën.

“Respekt e mirënjohje për regjisorin Pirro Milkani dhe bashkëshorten e tij, Margarita Kristidhi, që për të dytin vit radhazi na bashkohen në nismën “Dhuro pemë për Tiranën”,

shkruan Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që ka publikuar dhe disa foto nga mbjellja e bredhave.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT