Pishinat funksionojnë nën rregulla strikte anti-covid



Pishinat funksionojnë nën rregulla strikte anti-covid

17:30 01/08/2020

Matje temperature dhe mjek brenda Aquaparkut

Pas më shumë se 4 muajsh nga pezullimi, pishinat në mjediset e hapura u lejuan të rinisin aktivitetin, por vetëm duke zbatuar protokollin anticovid.

Ne ishim në një prej pishinave vetëm disa minuta larg Tiranës, në fshatin Mullet, për të parë se si zbatohen masat për pandeminë.

Në hyrje të pishinës bëhet matja e temperaturës. Distanca nga qytetarët duhet të jetë 1.5 deri 2 metra. Ndërsa gjatë gjithë kohës funksionon një mjek i cili kujdeset për pushuesit, por edhe për të mos lejuar personat e dyshuar me Covid të futen në pishinë.

Në “Equos Resort”, i cili ka një kapacitet për më shumë se 6 mijë persona dhe shtatë pishina të ndryshme për çdo grupmoshë, shezllonët janë vendosur në distancë mes njëri-tjetrit. Për të gjithë guximtarët janë vendosur edhe 17 rrëshqitëse brenda Aquapark.

Tv Klan




Të ngjashme