Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj prej një kohe të gjatë i ka munguar skenës muzikore shqiptare me produksionet e saj.

Por ashtu sikurse kishte paralajmëruar Argjentina solli këngën e saj të re, në bashkëpunim me Young Zerkën.

Bëhet fjalë për një produksion muzikor me ritme verore, e cila do të na shoqërojë në këto ditë të nxehta.

Kënga mban titullin “Pishman” dhe është shoqëruar edhe me një videoklip i xhiruar kryesisht buzë detit. /tvklan.al