Kjo pistoletë Walther PPK që Sean Connery përdori në filmin e parë të James Bond në vitin 1962, doli në ankand në Britaninë e Madhe.

Por gara për blerjen e armës së Agjentit 007 nuk zgjati shumë pasi ankandi u tërhoq, pasi dyshohet se pistoleta nuk e njëjta e përdorur në film.

Produksioni i sagës së famshme pretendon se arma i është dhënë Sean Connery-t vetëm për skenën e parë të filmit, më pas është përdorur një tjetër pistoletë, duke e bërë të pabesueshëm ankandin për blerjen e saj.

Organizatorët e ankandin u shprehën tejet të keqardhur për anulimin e tij, por thanë se ishin të detyruar pasi mendimet për autenticitetin e pistoletës ishin të ndryshme. Çmimi fillestar për Walther PPK të James Bondit ishte 90 mijë euro.

Tv Klan