Iu gjet në çantë një pistolete dhe 23 fishekë

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë pasi tentoi të hyjë në Shqipëri e armatosur.

Këngëtarja është ndaluar teksa drejtonte makinën tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, brenda në çantën e saj të dorës u gjet një pistoletë.

Ajo udhëtonte me dy persona të tjerë që gjithashtu u arrestuan, ndërsa në bagazhin e makinës u gjetën edhe 23 fishekë si dhe një çakmak pistoletë. Gjithsesi nuk dihet ende se kujt i përkisnin armët dhe municioni i gjetur në makinë.

Tv Klan