26-vjeçari nga Shkodra kapet me dy armë pa leje në Morinë

Ilirjan Skacaj, nga Shkodra kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës për të blerë armë zjarri. 26-vjeçari u zbulua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, teksa po kthehej drejt Shqipërisë. Të riut iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se do t’i trafikonte në vendin tonë.

Pistoletat e blera në Kosovë, 26-vjeçari Skacaj i kishte fshehur në një çantë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Shkodër, iu gjet edhe një tjetër pistoletë. Gjithashtu të fshehura në shtëpi, mbante edhe fishekë luftarakë, një sasi lënde të dyshuar kanabis sativa, 400 fara të kësaj bime dhe dy targa automjeti.

Krahas të riut nga Shkodra edhe në kryeqytet policia zbuloi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Një 40-vjeçar i identifikuar si Gentian Hoxha u ndalua në afërsi të kryqëzimit të “Brrylit”. Në automjet iu u gjet kokainë dhe heroinë, 1 thikë dhe 1 palë dylbi.

Më pas nga kontrolli i banesës së 40-vjeçarit, policia gjithashtu gjeti edhe 1 pushkë pneumatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1 dorezë me mekanizëm si pistoletë për të realizuar qitje, 1 shënjestër optike, 1 thikë dhe municion luftarak. 

Klan News