Ka nisur me shumë energji pozitive puntata e sotme e superproduksionit “Your Face Sounds Familiar”, në Televizionin Klan, ku fituese pas votimit të antarëve të jurisë dhe të artistëve, u shpall Rozana Radi me interpretimin e Pitbull.

Nën prezantimin e moderatores Alketa Vejsiu dhe me jurinë speciale, të përbërë nga Arjan Çani, Bojken Lako dhe Bleona Qereti, në sy nuk kishte si të mos binte paraqitja me paruke jeshile e këngëtares.

bleona

I pari që ndezi skenën ishte këngëtari nga Kosova, Besnik Qaka, i cili solli një ndër hitet me të famshme të Justin Timberlake, “Sexy Back”.

besnik

Pas interpretimit të tij, ai iu nënshtrua vlerësimit të jurisë, ndërsa me humor, i kushtoi Çanit këngën “Barbie Girl”.

cover

Pas tij, ishte radha e Adelina Tahirit, nën interpretimin e Alexandra Stan, me këngën “Mr. Saxobeat’.

Këngëtarja erdhi me një energji vërtetë shpërthyese. Duke komentuar interpretimin e saj, Arjan Çani u shpreh se i pëlqeu tejmase performanca, sidomos nga mesi e poshtë.

zizo

Kastro Zizo erdhi me një interpretim të shkëlqyer të “LMFO”, me këngën “Sexy and I know it”.

Një prej momenteve më gazmore ishte kur këngëtari hoqi pantallonat dhe doli me të brendshme.

Rozana Radi ka ndezur skenën me afësitë e saj të aktrimit dhe batutat e shumta. Artistja ka sjellë në skenë reperin e famshëm Pitbull.

pitbull

Me një transformim të pabesueshëm, Radi mori trajtën e këngëtarit të njohur, tërësisht pa flokë dhe me mjekër, duke dhuruar një spektakël të vërtetë dhe duke e ngritur skenën në këmbë. Në këto momente me humor, Rozana si Pitbull, tentoi të puthë në buzë prezantuesin e “Zonë e Lirë”, por ai u largua me vrap.

Pas saj, ishte radha e Angela Peristeri, e cila solli në skenë divën e muzikës, Pink me këngën “Give me a reason”.

pink

Endri Prifti, erdhi si Eros Ramazoti në tingujt e këngës, “Cose Della Vita”, ndërsa Era Rusi, solli një këngë potente të Jessie J, “Mama Knows Best”.

Në atmosferën e jashtëzakonshme dhe me artistët më të mirë të skenës shqiptare, nën regjinë e Vera Grabockës dhe modelimit e Alketa Vejsiut, “Your Face Sounds Familiar”, solli një mbrëmje fantastike në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al