#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

“Kur i bëri të 2 fëmijët, nuk e pamë kurrë shtatzënë?”, Përgjigjet Aurela Hoxha

Modelja e njohur Aurela Hoxha përveç një karriere të suksesshme në modeling, është edhe një nënë e përkushtuar e 2 fëmijëve.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan, pyetjen e parë ia bëri moderatorja Alketa Vejsiu, në emër të gjithë ndjekësve të saj: Kur i bëri të 2 fëmijët se nuk e pamë kurrë shtatzënë?

Alketa Vejsiu: Pyetja që kam ndeshur sot në Instagram është: Pyete se kur i bëri 2 fëmijët se nuk e pamë kurrë shtatzënë? Kjo është pyetja e parë për sonte, të lutem përgjigju.

Aurela Hoxha: Të parin e bëra para 1 viti e gjysmë e para 2 muajsh bëra vajzën.

Alketa Vejsiu: Dhe je në super formë. Do na zbulosh një pjesë të të pathënave nga jeta jote, të cilat publiku ka kureshtje t’i dëgjojë.

Aurela Hoxha: Nuk jam stiliste, por kam linjën time të veshjeve

Modelja Aurela Hoxha është e ftuara e dytë në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan 2023 në Tv Klan. Ajo ka folur për lindjen e fëmijës së dytë, jetën e saj në Spanjë e shumë gjëra të tjera për të cilat u “ngacmua”nga vogëlushët.

Ajo disponon linjën e saj të veshjeve, edhe pse nuk ka bërë një shkollë për stiliste.

“Unë nuk jam stiliste, pavarësisht se kam markën time të veshjeve, por nuk kam bërë një shkollë si stiliste, megjithatë kam markën time të veshjeve që do të thotë unë dizenjoj gjërat që më pëlqejnë më shumë por që në profesion nuk jam stiliste, kështu që modele që dizenjon rroba”, ka thënë Aurela. 

Aurela kërkon propozim për martesë nga partneri

Aurela Hoxha është nënë e dy fëmijëve, më i vogli 2 muajsh.  Por modelja bukuroshe ende nuk ka bërë një dasmë.

E ftuar Në Kurthin e Piter Pan 2023 në Tv Klan, Aurela Hoxha i shprehu dëshirën partnerit të saj për tí bërë një propozim për dasmë.

“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela, e cila jeton në Spanjë së bashku me familjen. 

Aurela Hoxha: Në Ibiza gjeta princin tim. Ja pse nuk e ekspozoj në Instagram

E ftuar në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan 2023, modelja Aurela Hoxha ka ndarë për publikun disa detaje nga jeta e saj personale.

E pyetur nga vogëlushët përse nuk e ekspozon asnjëherë partnerin e saj, ajo thotë se nuk e mban sekret, por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale.

Pse e mban burrin larg? Pse e mban sekret?

Aurela Hoxha: Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja. Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram.

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza.

Ku e gjete princin?

Aurela Hoxha: Në Ibiza, në pushime në Ibiza, atje gjeta princin.

Aurela Hoxha: Nuk kam publikuar foto gjatë shtatzënisë, s’doja të komentohesha për format e mia

Modelja Aurela Hoxha ka treguar arsyet pse nuk ka publikuar foto gjatë shtatzënisë teksa ka thënë se nuk donte që të komentohej për format e saj teksa po përjetonte një ndjenjë aq të bukur sa ajo e shtatzënisë.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, modelja ka dhënë dhe një mesazh mjaft domethënës për të gjithë nënat e reja.

Alketa Vejsiu: A ke një mesazh për të gjitha vajzat që frymëzohen nga ty? A je subjekt i bullizimit në rrjetet sociale?

Aurela Hoxha: Është pak e vështirë, është kjo pamja ime e jashtme… që bëj një jetë të hapur. Megjithatë, nga ana tjetër prekem shumë në tema delikate kur publikoj fëmijën dhe komente të tilla më shqetësojnë shumë dhe kjo më bën që shumë gjëra të mia të mendohem dy herë para se t’i bëj publike. Mesazhi im është për të gjitha ato vajzat që janë në pozicionin tim, nuk duhet të ndikohen shumë, aq më tepër në tema, si të sjellësh në jetë një fëmijë dhe gjëja e parë para se të vijë një urim janë format, sa ke marrë peshë dhe mendoj se nuk është një gjë e bukur. Mendoj se është gjëja më e bukur në jetë që të sjellësh në jetë një fëmijë. Nuk është aspak e vështirë që pastaj të kthehesh në format e tua. Mos e përjetoni si stres, por përjetojeni si gjënë më të bukur në botë dhe realisht ka qenë kjo arsyeja pse nuk kam publikuar fotot e mija sepse nuk doja të komentohesha për format e mia, ndërkohë që po përjetoja një ndjenjë aq të bukur sa është ajo e shtatzënisë.

Aurela Hoxha: Familja është e para, me ardhjen në jetë të fëmijëve ndihem e plotësuar

Modelja e njohur, Aurela Hoxha është shprehur se për të familja vjen e para. E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, modelja Aurela Hoxha ka thënë se në këtë fazë të jetës së saj, ajo ndihet e plotësuar nga ana profesionale dhe ajo personale.

Alketa Vejsiu: Ku të shkojnë ambiciet e tua dhe ku do të shkosh dhe çfarë do që të arrish në jetë? A je e lumtur, a ndihesh e plotësuar?

Aurela Hoxha: Kam bërë shumë gjëra për të arritur sepse karriera ka qenë primare për mua. Me ardhjen e fëmijëve në jetë, ndihem sinqerisht shumë e plotësuar, ok është profesioni dhe gjithçka tjetër, por familja tashmë është realisht e para./tvklan.al