#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Tuna flet për ish-partnerin, Patrisin

Tuna është e ftuara e parë në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan.

Ajo ka folur për partnerin e saj Patrisin pasi është pyetur nga vogëlushët se dy djemtë e këngëtares i ngjajnë më shumë asaj apo babait të tyre.

Tuna: Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë.

Sa lekë fiton Tuna?

Cilat janë të ardhurat financiare të këngëtares së mirënjohur Tuna? Kjo pyetje direkte i është bërë nga gazetarët e së ardhmes, vogëlushët e “Në Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan.

Tuna nuk ka dhënë një shifër konkrete, por ka thënë se mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e saj dhe të fëmijëve për të jetuar.

Korrekte. Ti do bëhesh biznesmene, po i tregon ambiciet që në fillim. Mundohesh të mbash këmbët në tokë, të jesh i kënaqur me mundësitë që të jepen”, tha Tuna.

A ia ka mbajtur dorën Patrisi? Tuna: Meshkujve u bie të fikët

Tuna ka dy djemë me ish-partnerin e saj Patrisin. Ajo është një nënë e lumtur dhe janë të paharrueshme çastet e saj kur ka sjellë në jetë djemtë.

E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”2023 në Tv Klan, ajo është pyetur nga vogëlushët nëse ia ka mbajtur dorën në maternitet Patrisi kur ka lindur djemtë.

“Janë ca gjëra që i bëjnë vetëm mamatë dhe i përballojnë vetëm ato, meshkujt nuk e përballojnë këtë gjë. 99% të rasteve që unë i di meshkujve u bien të fikët në këtë punë. Unë kam qenë kategorike që nuk dua të ma mbajë dorën asnjeri”, tha Tuna.

Tuna: Kur mora diplomën për “Komunikim Masiv” ja dorëzova babait dhe i thashë kjo është për ty, do bëhem këngëtare

Këngëtarja Tuna Sejdiu është diplomuar në Komunikim Masiv në Universitetin New York të Selanikut, e megjithatë ajo zgjodhi rrugën e këngës.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” 2023, këngëtarja Tuna është shprehur se momentin që ka marrë diplomën, ja ka dorëzuar të atit dhe i ka thënë që pavarësisht fushës së studimit, ajo do të bëhej këngëtare.

Alketa Vejsiu: Tuna, ti ke studiuar në Universitetin New York University Selanik për gazetari. Pse zgjodhje këngën Tuna, ti mund të kishe qenë këngëtare fantastike?

Tuna Sejdiu: Unë vendosa që të bëhem vetëm këngëtare, atë ditë që mora diplomën, besoj që çdo prind ndonjëherë sforcon fëmijët jashtë dëshirës së tyre dhe ne e kemi si një lloj përgjegjësie që t’i bëjmë krenarë. Unë jam diplomuar në Komunikim Masiv në Selanik dhe ditën kur e mora diplomën, në mënyrë ceremoniale ja dorëzova babit tim, i cili shpresoj që më ndjek sonte dhe i thashë se kjo është për ty i dashur sepse unë dua të bëhem këngëtare. Këtë që do të doja ta jepja si këshillë për të gjithë fëmijët që gjithmonë duhet të ndjekin ëndrrat e tyre.

Tuna: Djemtë i kam lindur me prerje cezariane, eksperiencat më të bukura të jetës

Këngëtarja Tuna Sejdiu u vu përballë pyetjeve të fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan. Një nga pyetjet ishte dhe se si lindin bebet, e cila e vuri në siklet këngëtaren.

Tuna Sejdiu: Bebet lindin dhe vijnë nga një dashuri mes dy partnerësh dhe pastaj barku fryhet. Në rastin tim, unë u preva 2 herë dhe pastaj bebet trokasin në derë.

Po ashtu këngëtarja ka folur për lindjet e saj, për të cilat ka thënë se i ka eksperiencat më të mira.

Tuna Sejdiu: Eksperienca e parë me Tianin, besoj që jo vetëm në rastin tim, por të shumë mamave që bëhen nëna për herë të parë, kanë qenë stresuese. Unë kam tentuar që ta bëj natyrale dhe ta përjetoj si eksperiencë, megjithatë të dy djemtë i kam lindur me prerje cezariane dhe i kam eksperiencat më të mira. Kisha dhimbje barku, por kjo është një dhimbje që harrohet shumë shpejt sepse vjen në jetë një gjë e bukur, e cila të bën që t’i harrosh që të gjitha.

Do ta bësh një gocë? Përgjigjia epike e Tunës!

Tuna Sejdiu ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan për një rrëfim eksluziv pas disa kohësh pa dalje televizive.

E pyetur nga fëmijët e kastit, këngëtarja ndau për publikun detaje dhe sekrete të pazbuluara mbi jetën e saj.

Mirëpo, një nga pyetjet që ra më shumë në sy ishte e lidhur pikërisht me jetën e saj personale. Duket se fëmijët ishin kuriozë të dinin nëse Tuna do të dëshiromte që përveç dy djemve, të kishte dhe një vajzë.

Këngëtarja u përgjigj duke thënë se do të kishte shumë dëshirë të kishte një vajzë.

“Kush ka vajza botën ka, janë shërbet për bakllava. Po ti do të doje të kishe një gocë?”

“Do ta mbyll me kaq. Jam shumë e lumtur me çunat e mi. Ndoshta s’është ide e keqe të ndrroj farën. Do të doja shumë të kisha një gocë. Gjithmonë e kam parë veten si  mama çunash por do të doja shume te kisha dhe një vajzë”, u shpreh ajo.

“Nuk më keni dhënë rrogën për reklamat”, Deoni i kërkon lekët Alketës

Deon Gjoni është një nga vogëlushët e edicioneve të kaluara të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”në Tv Klan. Ai ka ardhur në këtë edicion të ri Në Kurthin e Piter Pan 2023.

Alketa Vejsiu: A je mirë njëherë, si ke qenë me shëndet?

Deoni: Mirë kam qenë.

Alketa Vejsiu: Me neve mirë i ke marrëdhëniet? Je i kënaqur si të kemi trajtuar? Po të thërrasim për herë të tretë në Piter Pan.

Deoni: Po.

Alketa Vejsiu: Ke ndonjë pakënaqësi nga stafi?

Deoni: Po shumë normalisht.

Alketa Vejsiu: Na i thuaj njëherë na i numëro këtu. Na thuaj meraqet më të mëdha që ke.

Deoni: Nuk më ke dhënë rrogën për reklamat për ditët që kam qenë këtu. Ku e kam rrogën?

Alketa Vejsiu: E kemi shfrytëzuar.

Deoni: E vetmja gjë që më keni dhënë është 1-2 kile kremviçe.

Alketa Vejsiu: Me 2 kile kremviçe të paskemi përcjellë ne ty? Ne paskemi qenë kot fare.

Emocionon Tuna: Ergi Dini zë vend shumë të rëndësishëm në eksperiencën time, me atë ngrita trofeun e fitores

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” 2023, këngëtarja Tuna Sejdiu është vënë përballë pyetjes së vogëlushit Aleksandër mbi këngëtarin e saj të preferuar në periudhën kur ka qenë juri në “X Factor”.

Artistja Tuna ka deklaruar se do veçonte ato për të cilët ka luftuar dhe që i ka pasur në skuadër, por një prej tyre që zë një vend të rëndësishëm në eksperiencën e artistes është këngëtari i ndjerë, Ergi Dini me të cilin ngritën trofeun e fitores në “X Factor 3”.

Aleksandër: Tuna, cili është këngëtari më i preferuar në “X Factor”?

Tuna Sejdiu: Natyrisht që do t’i veçoja gjatë edicioneve që kam qenë në “X Factor” kanë qenë shumë talente. Unë do të veçoja ato për të cilët kam lobuar dhe luftuar dhe njëri prej tyre që zë vend shumë rëndësishëm në eksperiencën time, është ai me të cilën ngrita trofeun e fitores, Ergi Dini. Më vjen keq shumë që rrugëtimi i tij ishte i shkurtër sepse ai ishte një talent i jashtëzakonshëm.

Alketa Vejsiu: Ergi Dini, në zemrët tona gjithmonë.

Këngëtari i talentuar Ergi Dini, vite më parë humbi jetën në një aksident me motor.

Mesazhi i Tunës për gratë dhe vajzat: Mund të jetoni me princin tuaj, por mund të jeni dhe mama single

Këngëtarja e famshme Tuna Sejdiu ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë pa dalje mediatike.

Mirëpo, të premten në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan, këngëtarja ka folur mbi fëmijërinë, jetën dhe karrierën e saj.

Ndër të tjera, Tuna në fund të programit kë dhënë një mesazh të rëndësishëm bazuar në historinë dhe jetën saj për të frymëzuar të gjithë ato që ndodhen në të njejtën situatë.

Ajo i drejtohet të gjithë mamave beqare duke u thënë të mos harrojnë dashurinë për veten e t’i dhurojnë jetës një shans për t’u ridashuruar.

Nesër mund të jeni gjithkund në jetë. Mund të jetoni ëndrrën tuaj me princin e juaj, mund të jeni një mama single, mund të keni 2-3-4 fëmijë. Ajo që është e rëndësishme është që në gjithë këtë paralelisht mund të jeni një supermami, një grua super e fuqishme e cila mund tí bëjë paralelisht të gjitha dhe vetëm duke ndjekur ëndrrën e tyre, duke u kujdesur për vetveten. Kështu që kjo do të ishte mesazhi im”, u shpreh ajo.

Tuna ka pohuar se së shpejti mund të sjellë edhe një album të ri muzikor./tvklan.al