Një piton 3 metra i gjatë shkaktoi tmerr te banorët e një fshati të qetë, të njohur si Conington, pranë Cambridgeshire në Angli. Gjarpri u pikas nga një çiklist i cili e pa gjarprin gjigand në rrugë përpara se të ngjitej në një pemë.

Autoritetet e Mbrojtjes së Kafshëve shkuan menjëherë në vendngjarje për të marrë gjarprin, i cili sipas raportimeve të tyre, dukej “i ftohtë dhe pak nënpeshë”.

Kur e pashë gjarprin në pemë, e dija që do ishte e vështirë ta merrnim sepse ishte shumë lart. Kam shpëtuar shumë kafshë në 25 vite punë, mace, zogj, dhelpra, madje edhe shumë gjarpërinj. Por kur morëm telefonatën, nuk prisja të shihja këtë kafshë magjepsëse të ngecur në pemën e një fshati anglez”, tha njëri nga anëtarët e skuadrës së shpëtimit.

Tashmë autoritetet janë vënë në kërkim të pronarit të pitonit gjigand./tvklan.al