Së fundmi është publikuar një video ku tregon momentin kur një piton kafshoi fytyrën e një kopshtari zoologjik pasi tentoi të lëvizte vezët e saj.

Jay Brewer, një burrë mjaft i guximshëm shpesh herë ndan video në Instagram me kafshë të rrezikshme që has në punën e tij.

Në klipin e tij të fundit, ai filmoi veten duke u përpjekur të merrte disa vezë pikërisht nën hundën e një pitoni gjigant.

Ekspertët donin t’i ndihmonin këto vezë të çelin, por gjarpri ishte i shqetësuar. Kështu ai reagoi duke e kafshuar në faqe.

“Whoah, m’u në fytyrë”, thërret Jay Brewer para se të fshijë gjakun nga fytyra e tij, por nuk dukej shumë i shqetësuar dhe vazhdonte të qeshte. /tvklan.al