Jennifer Aniston dhe ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt mund të rikthehen bashkë në atë çfarë askujt s’i ka shkuar ndër mend.

Ish-bashkëshortët thuhet se po e mendojnë seriozisht të luajnë bashkë për herë të parë në një film, tanimë që janë bërë sërish shokë.

Një burim tha për reviztën “Heat”:

“Ata tanimë janë në kontakt. Papritmas doli një mundësi e artë për Brad dhe Jen për të bërë një film për herë të parë bashkë, çka po e marrin në konsideratë”.

Ky film nuk do t’i sjellë si një çift të dashuruarish, por do të kenë interaktivitet para kameras.

Burimi shtoi:

“Nuk është se do të luajnë të dashuruarit apo diçka të ngjashme. Projekti është i zhanrit komedi romantike dhe personazheve të tyre do t’iu bashkohen rrugët. Producentët e filmit janë shumë të entuziazmuar dhe e dinë që ky mund të rezultojë një kast aktorësh bombastik”.

Në vitin 2001 Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë bërë debutimin e tyre të parë dhe të vetëm në një episod të “Friends”.

/tvklan.al