Herën tjetër që vendosni të pini alkool me stomakun bosh, mendohuni dy herë. Një vajzë vetëm 27-vjeçe humbi tragjikisht jetën në shtëpinë e saj në Britani, pasi piu alkool pa ngrënë.

Sipas asaj që shkruan The Sun, Alice Burton Bradford humbi jetën për shkak të një komplikacioni metabolik. Ajo pësoi ketoacidozë alkoolike, një komplikacion që mund të shkaktohet nga pirja e alkoolit me stomak bosh.

Miqtë e Alice nga Brighton, thonë se ajo nuk konsumonte zakonisht alkool dhe se ishte e dhënë pas çiklizmit dhe vrapimit.

“Nuk e dimë sa alkool konsumoi atë fundjavë, por nuk ishte e alkoolizuar. Nuk kishte ngrënë dhe alkooli i aktivizoi acid në stomak. Gjithçka ishte e papritur. Alice as nuk arriti të shkonte në spital. Ajo kishte dalë në oborr dhe kishte ndërruar jetë aty”, tha një mik i saj.

Alice vdiq muajin e shkuar dhe për rastin e saj pritet që ketë një hetim gjyqësor./tvklan.al