Pasi zyrtarizoi tre futbollistë, te Barcelona kanë nisur të mendojnë për lojtarët që do sakrifikojë në prag të sezonit të ri.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “SPORT”, futbollisti që do i japë lamtumirën para kohe ekipit nga “Camp Nou” do jetë Miralem Pjanic.

Boshnjaku nuk ka bindur nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman dhe tashmë ka shprehur dëshirën e tij për tu kthyer në Itali.

Juventus gjendet në pole-position për të firmosur me mesfushorin, i cili një sezon më parë u largua pikërisht nga Torino për të firmosur në Katalonjë.

Bardhezinjtë do kenë një konkurencë të fortë për 31-vjeçarin, pasi në garë për shërbimet e tij ndodhet dhe Interi.

Ideja që tërheq më shumë boshnjakun është një kthim te Juventus, pasi në pankinë gjendet ish-trajneri i tij, Massimiliano Allegri.

Klan News