Qeveria britanike ngriti tarifat e importit për eksportet ruse për ushqimet e detit duke përkeqësuar situatën

Njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po dëshmojnë një rënie të standardit të tyre të jetesës, e cila është shënuar edhe nga rritja e çmimeve të peshkut dhe patateve të skuqura, një pjatë kombëtare dhe simbol që dikur ishte i përballueshëm për shumë familje.

Në një dyqan lokal peshku në periferi të Londrës, çmimi për një pjesë të madhe të peshkut dhe patateve tanimë ka arritur në 10 paund, duke u rritur më shumë nga viti i kaluar.

Barry Singh, pronar i dyqanit të peshkut: Vitin e kaluar, një pjatë merluci ishte 7,25 paund dhe porcioni më i madh ishte 8,50 paund. Fatkeqësisht, ne po mendojmë të rrisim çmimin, po mundohemi të kursejmë energji sa më shumë që të mundemi. Kemi parë gjithashtu një rënie të shitjeve dhe kam frikë nga ngritja e çmimeve do të sjellë mungesën e klientëve.

Norma e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në korrik të këtij viti dhe ka qëndruar mbi 10 për qind, duke i bërë muajt e fundit një nga periudhat më të larta të inflacionit në vend për gati 40 vjet. Për më tepër, qeveria britanike ngriti tarifat e importit për eksportet ruse përfshirë ushqimet e detit, gjë që ka përkeqësuar situatën dhe ka ndikuar në dyqanet e peshkut.

Shumë pronarë të dyqaneve të peshkut për të kursyer po përdorin gjithnjë e më pak gaz si dhe frigoriferët po i fikin pasi energjia është bërë shumë e shtrenjtë. Qeveria britanike u ofroi familjeve dhe ndërmarrjeve subvencione për faturat e energjisë, por rritja e vazhdueshme e kostos përkatëse vijon ende.

Sipas parashikimeve të Bankës së Anglisë, familjet britanike po përballen me rënien më të rëndë të standardit të jetesës në 60 vitet e fundit. Banka e Anglisë rriti më herët normën bazë të interesit në 2.25 për qind, më e larta që nga kriza financiare e vitit 2008, dhe prezantoi uljen më të madhe të taksave në 50 vjet me shpresën për të frenuar inflacionin dhe për të nxitur ekonominë kombëtare.

Kryeministrja e re Liz Truss është përballur me shumë presion në muajin e saj të parë në detyrë, me paundin që ra në një nivel rekord kundrejt dollarit të hënën e kaluar dhe minibuxhetin që u prezantua javën e kaluar. Një ditë më parë ajo dhe kancelari i financave Kwasi Kuarteng hoqën taksën 45% pë rata që fitojnë më shumë pasi hasi kundërshtime se mund të të shkaktojë një tjetër krizë.

Klan News