Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu ka deklaruar se vota e qytetarëve do bëjë ndryshimin e shumëpritur. Ndreu gjithashtu nuk nguroi të falenderonte dhe pjekurinë e opozitës për qëndrimin korrekt që ka mbajtur.

“Sot është një ditë e qetë. Një ditë që me shprehjen e votës qytetarët lezhjanë do bëjnë ndryshimin e asaj që ata kanë vite që e kërkojnë. Kryesore është qetësia, pjesëmarrja dhe pjekuria që ta kalojnë këtë ditë me sa më pak tension. Duke pasur parasysh dhe disa momente që në Lezhë i kemi kaluar me shumë sukses falë edhe pjekurisë së opozitës që në Lezhë kanë mbajtur qëndrim korrekt. I përshëndes dhe ftoj lezhjanët të vijnë të votojnë të qetë”, tha Ndreu./tvklan.al