Ish-Kryeministri Sali Berisha postoi këtë të mërkurë një fotografi të deputetit socialist Pjerin Ndreu, ku shfaqej krah vëllait e Kryebashkiakut të Fushë-Arrëzës, i cili sipas një mesazhi të qytetarit dixhital dërguar Berishës, rezulton i dënuar si trafikant.

Pjerini vdes për trafikantët, ata kanë para shumë”,

shkruan ish-Kryeministri, ndërsa bashkangjitur fotove postoi edhe mesazhin e denoncuesit.

“Përshëndetje Dr. Bashkangjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të Bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim…

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputeti socialist, i cili në kundërpërgjigje shkruajti.

Doktor hajde bëjmë Vetting për darkat, por kam frike se do habitet edhe Prishtina jo vetëm Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi se ka edhe bisedat që ke bërë me ato, jo vetëm fotografi! Hiq dorë nga përndjekjet e njerëzve me dreka e darka se ato janë pa protokoll, nuk kanë kriter dëshminë e penalitetit ! Meqë je edhe malësor, por që ke harruar rregullat elementare të tavolinës, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!

/

tvklan.al