Është vënë në pranga ditën e sotme një 43-vjeçar nga Tirana i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në rrugën  “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullën e Përgjithshme  kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. R, 43 vjeç.

Ky shtetas, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Gjykata e Shkalles se Parë për Krime të Rënda më  datë  18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë. /tvklan.al