Rojet e sigurisë në një stacion autobusësh mbetën pa fjalë, pasi skaneri shfaqi krahë njeriu të fshehura në valixhen e një pasagjeri.
50 – vjeçari po kalonte kontrollin në një stacion autobusi në Kinë, me pakon e çuditshme dhe madje dukej i pa shqetësuar se mund të ngrinte alarmin e autoriteteve.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ai shfaqet tepër i qetë teksa vendos valixhen në skaner, përpara se autoritetet të shihnin se brenda saj kishte krahë njeriu.
Ai u ndalua menjëherë nga punonjësit, të cilët u shokuan edhe më shumë kur burri tha se kishte një arsye të mirë përse kishte pjesë njeriu në valixhe.
Kur u mor në pyetje ai shpjegoi se ato ishin të vëllait të tij.
Sipas
Shanghiist.com
, burri, i cili udhëtonte në drejtim të provincës së Guizhou, shpjegoi se vëllai i kishte humbur të dy krahët pas një aksidenti të tmerrshëm.
Sipas besimeve tradicionale kineze një person duhet të varroset me të gjitha pjesët e trupit kur vdes.
Burri tha se po i transportonte këto pjesë në fshatin e lindjes, për t’i ruajtur deri ditën kur të vinte koha për të varrosur vëllain e tij.
Oficerët arritën ta vërtetonin historinë e tij, pasi kontaktuan me spitalin ku po trajtohej vëllai.
Megjithatë, ai nuk u lejua të hipte në autobus me pjesët e trupit./tvklan.al