Deri tani është arritur mbi 50% e pjesëmarrjes së shënuar në 2016

Ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, por procesi i hershëm zgjedhor po shënon rekorde. Mbi 70 milionë persona me të drejtë vote kanë votuar deri më tani. Shifra është sa gjysma e pjesëmarrësve në presidencialet e 4 ditëve më parë, ku u zgjodh president Donald Trump.

Ekspertët përllogarisin që në këto zgjedhje të marrin pjesë 150 milionë votues, një pjesëmarrje prej 65%, më e larta në më shumë se një shekull.

Sondazhet nga votimet e deritanishme që kanë treguar se në avantazh është demokrati Biden, por diferenca po ngushtohet me shpejtësi dhe republikani Trump po i afrohet. Rezultatet e votimit të hershëm publikohen pas ditës vendimtare të 3 nëntorit.

Procesi i votimit ka nisur që më 18 shtator në Minesota, Dakotën e Jugut, Virxhinia e Uajoming dhe deri më tani është shtrirë në 45 shtete federale. Votimi i hershëm është bërë me kohëzgjatje të lartë për të shmangur edhe grumbullimet në qendrat e votimit për shkak të pandemisë. Votuesit kanë mundësi ta japin votën e tyre me postë ose në qendrat e votimit.

Tv Klan