Pjesëtari i një grupi kriminal, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, u ndalua në aeroportin e Rinasit. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 41-vjeçari, i cili përdorte 5 identitete, u kap teksa po tentonte në futej në vendin tonë.

Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj, rezulton i dënuar në Itali me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, “për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja.”

Aktiviteti kriminal u krye gjatë periudhës 2008-2012 në Milano.

41-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim./tvklan.al