Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit, i vendosur përpara selisë së parlamentit arriti t’i bëjë bashkë të majtë e të djathtë, të paktën për një orë.

Fjalimet protokollare në këtë ceremoni u zëvendësuan nga ndjesa për harresën që politika i bëri ndër vitet  “Mandelës shqiptar”.

Ceremonisë në nderim të ish-kreut të Kuvendit iu bashkuan edhe ish-figura të Partisë Demokratike, të njohur si kritikë të Lulzim Bashës; si Jozefina Topalli, Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj. Shtrëngimet e duarve nuk munguan mes Lulzim Bashës, Rulit e Mustafajt.

Madje kjo klimë shoqëroi edhe një kafe mes tyre në selinë blu. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ish-nënkryetaren e demokratëve, Jozefina Topalli, e cila pas ceremonisë u largua menjëherë.

Tv Klan