Një 46 vjeçar në Fier ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 12:20, ku ende në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me mjet prerës P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al