Dy shqiptarë të cilët punonin në Greqi si barinj, janë transportuar në spital me plagë të rënda, njëri në gjendje kritike.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Kavala. Tre shqiptarë të cilët punonin si barinj, ndërsa ndodheshin duke pirë kafe kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Njëri prej tyre e ka goditur me grusht njërin nga bashkatdhetarët, pasi dyshonte se ai do po tentonte t’i zinte vendin e punës.

E ndërsa i plagosur rëndë është nisur me ambulancë drejt spitalit, autori ka dalë në rrugë i tensionuar dhe siç dyshohet, nga pakujdesia e ka përplasur një kamion.

Ka qenë shoferi i kamionit që ka telefonuar ambulancën, ndërsa raportohet se shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Policia është duke hetuar me tej për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al