Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë autorët e dyshuar të plagosjes së 38-vjeçarit me iniciale V.Sh., ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Të arrestuarit janë dy vëllezër A.M. 28 vjeç dhe P.M. 29 vjeç, si dhe një person i tretë S.P. 36 vjeç. Sipas policisë, këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin qëlluan me thikë 38-vjeçarin duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” . /tvklan.al