Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur në Durrës mbrëmjen e kësaj të marte. Policia njoftoi se ata janë goditur me një mjet prerës. Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njoftuan uniformat blu.

Policia ka mundur që të identifikojë njërin prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. Ai është një 37-vjeçar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes   dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij”, njoftoi policia.

Policia thotë se i përfshirë në ngjarje është edhe një person tjetër dhe po punohet për identifikimin e tij. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./tvklan.al