Ngjarja gjatë muajit Gusht. I plagosuri vijon të jetë i shtruar në spitalin e Traumës

Tre të rinj përfunduan në prangat e policisë së Tiranës, si autorë të dyshuar të një plagosjeje të ndodhur në Gusht të këtij viti në kryeqytet. Burime zyrtare thonë se në pranga kanë përfunduar S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe  R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 9 Gusht dhunuan me sende të forta një person me iniciale K.H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra vijon të jetë aktualisht i shtruar në Spitalin e Traumës.

E gjithë ngjarja, që ndodhi në rrugën “Mihal Grameno”, dyshohet se erdhi pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta./tvklan.al