Dy persona janë arrestuar në Durrës, pas ngjarjes së djeshme që përfundoi me një të plagosur. Policia e këtij qyteti bën me dije se  në pranga kanë rënë K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.

Autoritetet bëjnë me dije se “arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.04.2021, në orën 11:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“.

Për këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al