Shefqet dhe Alban Stafuka ndodhen në Spitalin e Traumës

Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në Fushë Krujë. Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç banorë të fshatit Larushk të Fushë Krujës, janë dërguar në Spitalin e Traumës me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta në disa pjesë të trupit. Gjendja më e rëndë paraqitet për 58-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në bark.

Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka prej pak kohësh është kthyer nga Spanja dhe mësohet se është me precedentë të mëparshëm penal.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por pa dhënë më shumë detaje lidhur me motivet e saj. 

Ndërkohë, pak kohë pas ngjarjes, autoritetet bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të plagosjes, 35-vjeçarin me iniciale E.H. Pas plagosjes ai u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Tv Klan