Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë.
Në pranga kanë rënë V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç. I riu i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën penale
“Plagosje e rëndë me dashje”
e kryer në bashkëpunim”.
/tvklan.al