Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë.

Në pranga kanë rënë V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç. I riu i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën penale 

“Plagosje e rëndë me dashje”

e kryer në bashkëpunim”.

/tvklan.al