Dy adoleshentë të moshës 13 dhe 15 vjeç mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit.

Sipas policisë, në aksident u përfshi një makinë që drejtohej nga V.S., dhe makina me shofere A.M., ku ndodheshin dy pasagjerët e plagosur. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes./tvklan.al