Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një tifoz i ndodhur jashtë stadiumit,  ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë E. P,  është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes  që është A. H, po ai është larguar  menjëherë nga vendngjarja./tvklan.al