Një 37-vjeçar mbeti i plagosur në Sarandë mëngjesin e së premtes, ndërsa policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin.

I plagosur ka mbetur 37-vjeçari Arlind Lulushi, që punon si bodigard në një prej lokaleve të natës në Sarandë, ndërsa në kërkim është shpallur 31-vjeçari me inicialet D.M., si autor i dyshuar.

Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në pranga është vënë kolegu i Lulushit, Joan Buli që punonte në lokalin ku ndodhi ngjarja, me akuzën e mos kallëzimit të krimit.

Lulushi është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2011 ka qenë i arrestuar për lëndë narkotike, ndërsa në Dhjetor të vitit 2016, ai i shpëtoi atentatit të parë me armë zjarri, pasi mbeti i plagosur. Në Shkurt të vitit të kaluar i shpëtoi atentatit të dytë, pasi u qëllua në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë.

Tv Klan