Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin Belsh-Rrasë në fshatin Shkëndi.

Në një njoftim për mediat, njofton se “shtetasi A.B., rreth 32 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal në anë të rrugës”.

32-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al