durresAgron Halilaj efektiv i Policisë së Durrësit ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një kontrolli në banesën e Gazmir Markut. Ky i fundit dyshohej se kishte grabitur një qytetar, në zonën e ish –Kënetës, në Durrës.

I dyshuari, ky qe po shihni në këtë foto, i ka pritur me armë. Sapo efektivët e policisë së Durrësit kanë rrethuar shtëpinë e tij dhe po bisedonin me të atin, 32 vjeçari Marku ka qëlluar me automatik ndaj tyre, nga nje distancë e afërt.

Nga plumbat është dëmtuar edhe një automjet i forcave të rendit.

Policia është kundërpërgjigjur me arme zjarri, por pa mundur ta neutralizojne 32 –vjecarin.

Halilaj ka marrë një plumb në njërin krah. Ai mori ndihmën e nevojshme mjëksore në Spitalin e Durrësit dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka venë një shpërblim prej 5 mijë euro për cdo përson që jep informacion të skatë për vendodhjen e autorit të kësaj ngjarje.