I plagosur në këmbë mbeti Mikel Fusha, ndërsa autor dyshohet Elvis Lekndreu

Shkodra nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Një i ri është plagosur me armë zjarri në lokalin ku punonte në lagjen “Mark Lula”.

Bëhet me dije se konflikti ka nisur një javë më parë mes Mikel Fushës 22 vjeç i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri dhe Elvis Lekndreut dhe shokëve të tij.

Pas ngjarjes së ndodhur duket se autori i plagosjes ka shkuar sërish ne lokalin ku punonte 22-vjeçari, por këtë herë i armatosur duke kryer edhe aktin e rëndë.

Familjaret e të riut bëjnë me dije se edhe konflikti i një jave më parë ka ndodhur në lokalin që kanë në pronësi, ku Elvis Lekndreu ka shkaktuar dëme materiale pas sherrit të ndodhur.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, ndërsa po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Klan News