U qëllua në këmbë gjatë një proteste

Ky është momenti kur ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan plagoset me armë, gjatë një tubimi në qytetin lindor të Vezirabadit.

70-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një person që duket edhe në këtë filmim, teksa qëndronte mes mijëra mbështetësve të mbledhur në një tubim.

Khan shpëtoi me një plagosje në këmbë, që nuk i rrezikon jetën edhe falë ndërhyrjes së një tjetër mbështetësi që i ul atentatorit, dorën ku mbante pistoletën.

Policia arrestoi atentatorin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur dhe as arsyet pse deshi të vriste ish kryeministrin. Ndërsa personi që i uli dorën u përshëndet nga turma si hero. Të shtënat shkaktuan panik mes të mijëra të pranishmëve.

Imran Khan po drejtonte një marrshim drejt Islamabadit me kërkesën për zgjedhje të reja. I njohur si mbështetës i  flaktë të presidentit rus Vlaidmir Putin, ai u rrëzua nga pushteti në Prill me mocion mosbesimi. Me vendim të Komisionit Zgjedhor, ai duhet të qëndrojë për 6 vite me akuza për korrupsion.

Tv Klan