Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë që ka ndodhur pas mesnate në rrugën e fshatin Fushë Mavrovë në Vlorë.

Sipas informacioneve policore, adoleshenti me iniciale J.R. u konfliktua me 36-vjeçarin me iniciale Q.M. (L).

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, 36-vjeçari i dyshuar qëlloi me armë adoleshentin duke e lënë të plagosur.

18-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa autori u largua pas ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Uniformat blu janë duke punuar për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. /tvklan.al