Një 26-vjeçar në Laç është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15. I plagosuri është me iniciale A.N., thotë policia, e cila sqaron se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën.

Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar autorin e plagosjes. Ai është 30 vjeç me iniciale E.M. nga Kruja, i cili është shpallur në kërkim. Në disa pika të qytetit janë ngritur postblloqe për kapjen e tij, ndërkohë që pritet të zbardhen motivet e ngjarjes. /

tvklan.al