Plagoset me armë 26-vjeçari

Foto ilustrim

Plagoset me armë 26-vjeçari

20:14 22/11/2019

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Mirditë, ndërsa i plagosuri me iniciale F.L. 26 vjeç është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të mbledhur prova. Shkaqet dhe dinamika e plagosjes me armë është e paqartë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Uniformat blu po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi