Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Shkodër.

Burime policore bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës.

Pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /tvklan.al