Ende të paqarta motivet dhe autorët

Një 31-vjeçar u plagosur me armë mbrëmjen e sotme në qytetin e Patosit nga persona ende te paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19 në afërsi të fushës së sportit në rrethana të paqarta.

I plagosur nga plumbat ka mbetur Klajdi Sulo, i cili është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Tv Klan