Një person është plagosur me armë zjarri në Fier. Mësohet se 34-vjeçari me iniciale M.M., është plagosur në lagjen 8 Shkurti nga disa persona ende të paidentifikuar.

Plumbat e kanë prekur në këmbë të riun dhe e gjithë ngjarja është zbuluar në momentin që ai ka shkuar në spital. Mësohet se 34-vjeçari është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al