Plagoset me armë 6-vjeçari – TV KLAN

Plagoset me armë 6-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak pas mesnate këtë të mërkurë në Krastë të Bulqizës. Një fëmijë vetëm 6-vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri, pasi një person hapi zjarr në drejtim të shtëpisë ku i mituri banonte.

Autor i kësaj ngjarjeje është 27-vjeçari Jetmir Koxherri, i cili u arrestua gjatë orëve të mëngjesit. Sipas policisë, gjithçka nisi në një lokal të fshatit, pas një konflikti për motive të dobëta mes tre personave, babait të të miturit, autorit të dyshuar dhe një personi të tretë.

Pas sherrit, 27-vjeçari Koxherri shkoi në banesën e tij, mori armën automatike e më pas iu drejtua shtëpisë së babait të 6-vjeçarit, duke derdhur në drejtim të saj breshëri plumbash.

I mituri u transportua fillimisht në spitalin e Dibrës dhe më pas u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranës. Gjendja e tij mësohet se është e rëndë. Ndërkohë, autoritetet policore vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen në fjalë./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*