Një i ri mbeti i plagosur me armë gjahu këtë të premte në Delvinë. Burime zyrtare të policisë thonë se 21-vjeçari me iniciale L.K. banues në fshatin Rusan, shkoi i dëmtuar në këmbë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth 3 km larg Delvinës dhe sipas policisë, pas saj qëndrojnë çështjet e kullotave.

Autoritetet mësohet se kanë mundur të identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.i