Policia kap pas 1 orë e gjysmë ndjekje 27-vjeçarin

Një 29-vjeçar është plagosur me armë pak pas mesnate në qytetin e Kavajës. Policia ka njoftuar se M.Xh., u lëndua me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi tek ish-fabrika e letrës në Kavajë, ndërsa ende nuk dihen motivet e saj.

Një 27-vjeçar me iniciale V.H. është shoqëruar për këtë ngjarje. Ai dyshohet si autori i plagosjes dhe u kap pas 1 orë e gjysmë ndjekje nga efektivët.

Grupi hetimor po vazhdon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./tvklan.al