Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri pak para mesnatës mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Mësohet se Leo Hera ka shkuar vetë në spital pasi ishte qëlluar në këmbë.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, ai është shprehur se nuk ka mundur ta shohë autorin dhe se nuk ka konflikte me askënd.

Burime pranë grupit hetimor thonë se 31-vjeçari dyshohet të jetë plagosur aksidentalisht nga miqtë e tij, në lojë e sipër.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al