Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të premte në qytetin e Laçit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, pas një konflikti të çastit.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur një person me iniciale Z. M., banues në Markatomaj të Lezhës. Ai mësohet se ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet policore kanë mundur të identifikojnë autorin e ngjarjes dhe aktualisht po punojnë për kapjen e tij.

“Sot rreth 17:45 në qytet Laç, si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorin e dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes“, sqaron policia e Lezhës në një njoftim për mediat./tvklan.al