Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Mat.

Burime paraprake për ABC News thonë se i dëmtuar ka mbetur Gj.Rica, ndërsa rrethanat e plagosjes së tij janë momentalisht të paqarta.

Rica mësohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet policore po punojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Dyshimet janë se ai mund të jetë vetëplagosur, megjithatë pritet që kjo të saktësohet nga hetimet e grupit hetimor.

/tvklan.al